FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Zgjohet” Bayerni, arrin marrëveshjen rekord për transferimin e Sane

Leroy Sane është shumë pranë transferimit te skuadra e Baynit. Ylli i Manchester City-it, sipas të përditshmes gjermane “Kicker” ka arritur një marrëveshje me bavarezët për transferimin gjatë kësaj vere. Në ditët apo orët në vijim mund të vijë edhe njoftimi zyrtar për t’u vendosur më pas nën urdhrat e trajnerit Niko Kovac.

Klubi bavarez do të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, shifër që e përfitojnë Citizens. Kontrata e Sane me kampionët në fuqi të Bundesligës do të jetë 4 ose 5-vjeçare.

Për Bayernin ky do të ishte një rekord i ri sa u përket transferimeve, duke thyet atë të shënuar me blerjen e Lucas Hernandez nga Atletico e Madridit për 80 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?