Zhgënjeu në sezonin e parë, Mane: Më pëlqejnë sfidat, dua të qëndroj te Bayerni!

Placeholder Image

Sadio Mane kaloi një sezon zhgënjyes te Bayerni në vitin e tij të parë, por ai shpreson që gjërat të ndryshojnë në sezonin e ri. Këtë fakt e ka pranuar në një intervistë që ka dhënë së fundmi për mediat gjermane.

“Po, me vullnetin e Zotit, nëse gjërat shkojnë si duhet, do të qëndroj. Shpresoj se do të qëndroj te Bayerni. Më pëlqejnë sfidat dhe Bayerni është një sfidë e madhe.

Më takon mua të bëj gjithçka që duhet. Ka qenë një sezon shumë i komplikuar. Mund të ndodhë dhe për mua nuk ishte befasi. E prisja të ishte një aventurë paksa e komplikuar. Është normale”, deklaroi sulmuesi senegalez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?