FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane befason me deklaratën pas humbjes me Tottenhamin në ‘Audi Cup’

Zinedine Zidane i ka siguruar tifozët e Real Madridit se ai ka besim të madh te skuadra e tij aktuale para sezonit të ri.

Zidane i bëri këto komente pas humbjes së radhës të Real Madridit në ndeshjet miqësore parasezonale.

Real Madridi u mposht 1-0 nga Tottenhami në gjysmëfinale të “Audi Cup” në Munih, ku golin e vetëm e shënoi Harry Kane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse nuk ka fituar asnjë ndeshje parasezonale dhe u turpërua 7-3 nga rivali Atletico Madrid, Zidane beson se skuadra e tij po shkon në drejtimin e duhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot ishim më të mirë dhe çfarë duhet të bëjmë tani është të përmirësohemi çdo ditë”, tha Zidane.

“Nuk jam i lumtur me humbjen, por sot ishim më të mirë (se në ndeshjet e tjera). Unë e di që e kam një ekip madhështor dhe tifozët e Real Madridit nuk duhet të shqetësohen. Ajo për çfarë ne kemi nevojë është një fitore. Vetëm për ketë kemi nevojë”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?