Zidane “blindon” James Rodriguez: I lumtur që e kam në ekip!
Në vigjilje të ndeshjes së parë sezonale në La Liga ndaj Celta Vigos, trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane i ka mbyllur portat e një largimi të mundshëm të James Rodriguez gjatë kësaj vere.
“Është në formë dhe jam i lumtur që është me ne”, ka qenë komentoi i trajnerit francez, i cili nuk ka folur asnjëherë fjalë të tilla për kolumbianin. Paraqitja fantastike e tij në stërvitjet e fundit, ka bërë që Zidane të ndryshojë mendim për të, duke i shuar shpresat skuadrës së Napolit.
Më pas ai bëri një koment edhe për Pogba-n: “Jam i lumtur me lojtarët që kam, jam i përqendruar te ndeshja e parë e kampionatit. Stërvis më të mirët, nuk ka asnjë dyshim”. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

