Zidane flet për merkaton: Gjithçka mund të ndodhë, një bombë, dy …

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Villarealit në transfertë. Strategu francez fillimisht dha një mesazh ngushëllues për Luis Enrique, që humbi të bijën.

 

“Duam t’i dërgojmë mbështetjen dashamirëse të të gjithë ekipit Luis Enrique dhe familjes së tij, për fatkeqësinë që i ndodhi me vajzën. Unë nuk kam më fjalë… Është një kohë e vështirë, ne mendojmë për atë dhe familjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Villareal? Do të luajmë sikur të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit. E dimë mirë që në këtë fillim sezoni pikët janë të rëndësishme. Duam të fitojmë përmes një loje të mirë. Kishim ndjenja të mira si skuadër këtë javë përgatitjesh. Ajo që duam është t’i transferojmë ndjenjat e mira në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Merkato? Deri të hënën në orën 12 të natës mund të ndodhë gjithçka, një bombë, dy bomba… Do të shohim. Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e nesërme.

Dëmtimet? E vërtetë, kemi shumë të lënduar. Fizioterapistët, mjekët dhe të gjithë ata që punojnë me lojtarët po bëjnë gjithçka është e mundur. Shpresoj t’i rikuperojmë shpejt të gjithë lojtarët”, deklaroi Zidane.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?