Zidane humbet “imunitetin” te Reali, s’është më i paprekshëm
U rikthye te Real Madrid për të nxjerrë skuadrën nga kriza pas largimit të Cristiano Ronaldos, por Zinedine Zidane nuk e kishte menduar se edhe në sezonin e dytë, do të haste kaq shumë vështirësi. Mediat iberike raportojnë se ai tashmë nuk është më i paprekshëm.
Pavarësisht se ka fituar 3 Champions League radhazi, muaji shtator do të jetë vendimtar për të ardhmen tij. Do të nisë me ndeshjen dnaj Villareal, ndërkohë që sfidat me Atleticon dhe Sevilla-n, mund të jenë përcaktuese.
“Los Blancos” kanë qenë shumë aktive gjatë kësaj vere në merkato duke shpenzuar 300 milionë euro për futbollistë si Hazard, Jovic, Militao dhe Rodrygo, ndërkohë që në këto ndeshje të para më të mirë në fushë ka qenë “garda e vjetër” me Bale dhe James që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

