FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane i beson Bale në ndeshjen e parë në sezonin e ri në La Liga

Pas humbjes së Barcelonës ditën e djeshme, tashmë do të jetë radha e Realit për të zbritur në fushë për duelin e parë. Skuadra merengues do të sfidojë Celta Vigon në transfertë në orën 17:00.

 

Në mungesë të Hazard të dëmtuar, trajneri Zidane ka vendosur që t’i besojë Bale nga minuta e parë. Benzema do të jetë sulmuesi qendror, ndërkohë që në krahun tjetër do ta mbështesë Vinicius. Në mesfushë s’ka asnjë surprizë pasi do të luajë trinomi Kroos-Casemiro-Modric.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbrojtje ndërkohë në krahë do të aktivizohen Marcelo dhe Odriozola, ndërkohë që në qendër është rikuperuar Ramos, i cili do të luajë së bashku me Varane. Në portë Courtois do të jetë titullar, ndërkohë që James Rodriguez është risia në stolin e rezervave, pasi tashmë ka besimin e Zidane. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?