Zidane me mendje te Juvja, lë pushim Ronaldon në fundjavë

Reali i Madridit kërkon që të përgatitet në mënyrën sa më të mirë për sfidën e parë në Champions ndaj Juventusit, pasi nuk ka më shanse për titullin në La Liga.

Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur të aplikojë rotacionin në sfidën e së shtunës në transfertë me Las Palmasin, duke lënë jashtë skuadrës shumë futbollistë titullarë, ndër të cilët edhe Kristiano Ronaldon.

Trajneri francez dëshiron që portugezi të jetë 100% në formë kundër bardhezinjve, ndaj për të shmangur çdo rrezik dëmtimi, do ta kursejë në kampionat. Por CR7, sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, nuk do të jetë i vetmi që do të qëndrojë pushim këtë fundjave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet gjithashtu se Serxhio Ramos, Marselo, madje edhe Keilor Navas, nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Las Palmasin. Një pjesë e mirë e tyre ishin të impenjuar në miqësore me Kombëtaret e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?