Zidane qëndron te Reali, në stol edhe sezonin e ardhshëm

Pak ditë më parë Zinedine Zidane në konferencën për shtyp përpara derbit të Madridit ndaj Atleticos, deklaroi se nuk ka programuar asgjë  për të ardhmen, pasi nuk e di nëse do të jetë ai trajneri i Realit edhe sezonin e ardhshëm. Por me Los Blancos që kryesojnë La Ligan dhe kanë hedhur të madh përpara drejt kualifikimit për në gjysmëfinalet e Championsit, qëndrimi  i Zidane në drejtimin e klubit merengues edhe për të paktën 1 tjetër sezon duket i sigurt. Presidenti Florentino Perez ka besim te francezi i cili në vetëm pak muaj fitoi 3 trofe me Los Blancos. Sipas asaj që raporton e përditshmja madrilene Marca, Zidane do të qëndrojë në krye të Realit çfarëdo që të ndodhë në këtë sezon.

Edhe  nëse skuadra nuk triumfon as në La Liga e as në Champions League, Perez nuk do ta largojë francezin për të emëruar në krye të ekipit një tjetër trajner. Presidenti e vlerëson jashtëzakonisht ish mesfushorin për atë çfarë ka arritur gjatë 1 viti e pak në stolin e Los Blancos dhe për frymën që ka futur në skuadër. 44-vjeçari nga Marseille, ka një kontratë deri në vitin 2018 me klubin merengues dhe sipas të gjitha gjasave Zidane do të jetë pjesë e skuadrës madrilene edhe sezonin e ardhshëm, madje në muajt në vazhdim atij mund të rinovohet edhe kontrata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?