Zidane: Vinicius është e ardhmja e Realit, nuk nxitojmë me Hazard-in
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së radhës në La Liga kundër Levantes.
“Situata është e ndërlikuar në këtë periudhë. Nuk jemi të kënaqur me të, por është ajo që është. Kundërshtari ka pasur 15 ditë për ta përgatitur ndeshjen, ndërsa ne kemi tre lojtarë që vetëm do të bëjnë një stërvitje.
Modric ka luajtur dy ndeshje në tri ditë, ka përballuar ngarkesa me kombëtaren. Shpresoj që të rimëkëmbet shpejt, por nuk do të luajë nesër, duhet ta pranojmë. Ne humbasim Lukën dhe rikuperojmë të tjerët. Situata është kjo dhe nuk priten më ndryshime. Të gjithë do të kenë mundësinë e tyre të kontribuojnë në ekip.
Vinicius ka besimin maksimal të trajnerit, mund ta garantoj këtë. Ai është 19 vjeç dhe me siguri do të jetë e ardhmja e Real Madridit. Gjithçka kërkon kohë dhe ai është në një proces për t’i bërë gjërat mirë. Nganjëherë nuk do të luajë, sepse do të aktivizohet një tjetër, asgjë më shumë. Dhe çdo lojë do të jetë kështu. Ndaloni së thëni këtë, që nuk kam besim tek ai. Vinicius është një lojtar i mirë, kam besim të plotë tek ai.
Hazard? Duhet ta shohim me kujdes, sepse është i lënduar prej tri javësh. Të gjithë dëshirojmë të shohim Hazard në fushë, por duhet të tregojmë qetësi me të, sepse ka shumë presion dhe shumë pritshmëri. Ai është i përgatitur, por do të vendos unë se kur do të luajë”, deklaroi Zidane.
KOHA JONË SONDAZH

