FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zviceranët: Fanellat e Shqipërisë po “përpihen” në treg

Në prag të kampionatit Europian të Futbollit, në Zvicër ka filluar shitja e bluzave të kombëtareve të ndryshme. Mediat zvicerane shkruajnë se shitje të madhe kanë uniformat e Shqipërisë, gjë që i ka bërë shitësit të mbeten të habitur.

“Artikujt e Shqipërisë po shiten shumë, njësoj si sanduiçet. Po shesim më shumë bluza të shqiptarëve se sa të zviceranëve”, tha menaxheri i një dyqani.

Deri në këto momente, artikujt më të shitur të sportit në Zvicër, janë ato të Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Kjo edhe për faktin se në Zvicër jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shitësit shtojnë këtu se një arsye tjetër ka të bëjë me pjesëmarrjen për herë të parë të Shqipërisë në një kompeticion të tillë, ndërsa Zvicra merr pjesë pothuajse rregullisht në të gjitha kompeticionet europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?