Zvicra mund me “poker” Gjibraltarin, Mehmedi shënon njërin prej golave (VIDEO)
Zvicra ka arritur një fitore shumë të thjeshtë 4-0 ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”. Skuadra e drejtuar nga Petkovic dhe me kapiten Granit Xhakën e zgjidhi ndeshjen në harkun e 8 minutave në fundin e fraksionit të parë.
Fillimisht ishte Zakaria që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 37-të, ndërkohë që 6 minuta më pas Admir Mehmedi dyfishoi rezultatin. Në fundin e fraksionit të parë lojtari i Milanit Rodriguez shënoi golin e tretë, ndërkohë që në në fundin e ndeshjes Mario Gavranovic shënoi emrin në listën e shënuesve.
Helvetët me këtë fitore ngjiten në kutën e 8 pikëve në Grupin D, 1 më pak se Danimarka, por me një ndeshje më pak se ata dhe Irlanda kryesuese (11 pikë). Danezët barazuan pa gola ndaj Gjeorgjisë në transfertë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

