ZYRTARE/ Akanji është lojtari më i ri i Manchester City-it

Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e Manuel Akanji nga Borussia Dortmund në ditën e fundit të merkatos së verës. Mbrojtësi zviceran që ishte një nga objektivat kryesorë të Interit ka firmosur me kampionët e Anglisë deri në vitin 2027.

Kartoni i lojtarit i ka kushtuar City rreth 17 milionë euro.  Zvicerani ishte një nga synimet e Interit për të zëvendësuar Skriniar, në rast të një largimi të mundshëm, por transferimi i sllovakut te PSG nuk ndodhi ndaj dhe tratativat nuk vijuan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?