ZYRTARE/ Antony transferohet te United për 100 milionë euro
Sporti E Martë, 30 Gusht 2022 15:32
Antony është zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester United. Braziliani vjen nga skuadra e Ajax për shifrën e 100 milionë eurove.
Futbollisti ka firmosur kontratë 5-vjeçare me skuadrën angleze, teksa ka dhe opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Antony do të ribashkohet sërish me ish-trajnerin e tij te Ajax, Erik ten Hag, ku në sezonin e fundit në Eredivisie braziliani shënoi 8 gola ndërsa asistoi në 4 raste.
KOHA JONË SONDAZH

