ZYRTARE/ Bellingham është lojtari më i ri i Real Madridit

Jude Victor William Bellingham është zyrtarisht lojtar i Realit të Madridit.  Një operacion i nisur që nga qershori i vitit 2022 me Borussian e Dortmundit, por i përfunduar një vit më vonë. Në “Bernabeu” tashmë zbarkon pasuesi i Luca Modricit.

Jude Bellingham vendosi të refuzonte klubet e Premier League për të nisur një karrierë të re në klubin mbretëror. Çmimi që ka pranuar të paguajë Reali është 103 milionë euro, plus disa variabla, që nuk mund të kalojnë 30% të shumës fikse (134 në total).

Jude Bellingham ka firmosur për gjashtë sezone, duke konfirmuar besimin e padh që ka presidenti Florentino Perez për talentet që kanë spikatur në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?