ZYRTARE/ Broja transferohet në formë huazimi te Southampton
Blerja e Romelu Lukakut nga Chelsea do të kushtëzojë të ardhmen e Armando Brojës te Blutë e Londrës. Me afrimin e gjigantit belg, i cili ka kryer edhe vizitat mjekësore për llogari të klubit të Abramovichit, hapësirat për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare bëhen minimale.
19-vjeçari do të jetë protagonist në Premier League sezonin që vjen, por jo të kampionët e Europës. Tashmë është bërë zyrtar transferimi i sulmuesit të ri te Southamptoni në formë huazimi për një zezon.
Sulmuesi shqiptar ka lënë përshtypje shumë të mira në miqësoret e zhvilluara gjatë fazës përgatitore, gjithsesi, për shkak të konkurrencës së madhe për një vend në sulmin e Chelsea-t, është parë e arsyeshme që të bëhet pjesë e një skuadre që i garanton aktivizimin në vazhdimësi.
KOHA JONË SONDAZH

