ZYRTARE/ Chelsea prezanton trajnerin e ri, do të jetë ish-strategu i Brighton

Chelsea ka zyrtarizuar pasuesin e Thomas Tuchel. Londinezët kanë njoftuar arritjen e akordit me Graham Potter, i cili merr drejtimin e tyre pas eksperiencës në krye të Brighton.

Potter ka nënshkruar me Chelsea një marrëveshje të vlefshme për pesë vite. “Jam jashtëzakonisht krenar dhe i emocionuar që do të drejtoj Chelsean, një klub fantastik. Mezi pres të takohem me lojtarë. Do të doja të falënderoja Brighton që ma dha këtë mundësi”, deklaroi Potter për faqen e klubit londinez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?