ZYRTARE/ Colella jep dorëheqjen nga drejtimi i Partizanit

Giovanni Colella nuk është më trajner i Partizanit. Lajmi është konfirmuar nga kampionët e Shqipërisë në rrjetet sociale.

Klubi i Partizanit ka njoftuar se trajneri italian ka paraqitur dorëheqjen, vendim ky që është pranuar nga klubi. Në këtë mënyrë Colella largohet pasi u bë trajneri i parë italian që fiton titullin me Partizanin, një sukses që e ka shijuar vetëm pak dittë.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION…

Swiss Digital Desktop Reklama

Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P”, shkruan klubi i Partizanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?