ZYRTARE/ Cuculi transferohet te skuadra e Dritës

Ardian Cuculi do të luajë në radhët e Dritës së Gjilanit këtë sezon. Mbrojtësi 32-vjeçar, i cili deri pak javë më parë ishte pjesë e Kukësit, tashmë do ta vijojë karrierën në Superligën e Kosovës.

 

Klubi i Dritës ka zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin shqiptar të lindur në Maqedoninë e Veriut, por njofton se prezantimi do të bëhet në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë mbrojtësi i njohur pas aventurës në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, tashmë do të luajë në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?