ZYRTARE/ Dzeko transferohet te Fenerbahce, zbarkon në Turqi

Tashmë është zyrtare, Edin Dzeko nuk do të jetë më pjesë e Interit nga sezoni i ardhshëm. Sulmuesi boshnjak do të tranasferohet në Turqi te Fenerbahce.

Lajmin e ka konfirmuar tashmë në formë zyrtare edhe vetë klubi turk me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se klubi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin boshnjak i cili do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara firmës në kontratë.

Dzeko ka udhëtuar drejt Stambollit për të finalizuar gjithçka, ndërsa pritet t’i bashkohet skuadrës turke për dy sezonet e ardhshme. Dzeko ka rënë dakord për një pagë rreth 5 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?