ZYRTARE/ Edi Martini rikthehet për herë të pestë në krye të Teutës

Edi Martini është trajneri më i ri i Teutës. Pas shkarkimit të trajnerit Longo, durrsakët i kanë besuar drejtimin një njohje të vjetër.

Kjo është hera e pestë që Martini rikthehet në stolin e Teutës. Tekniku shkodran është më i suksesshme në historinë e durrsakëve, me të cilët ka fituar 4 trofe.

Martini ka fituar me Teutën titullin kampion, kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën e Shqipërisë.

SHKARKO APP