ZYRTARE/ FIFA aprovon ndryshime të rëndësishme në futboll!

Bota e futbollit po përgatitet për ndryshime të rëndësishme. Bordi ndërkombëtar i FIFA-s, aprovoi këtë fundjavë, disa ndryshime në rregulloren e futbollit, që pritet ta bëjnë më interesantë këtë sport. Janë 7 gjithsej ndryshimet e zyrtarizuara  nga FIFA.

Muri në goditjet standarde– Ndryshimi më i rëndësishëm është ai vendosjes së murit gjatë goditjeve të dënimit. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të lejohet që lojtarët e skuadrave kundërshtare të rrinë ngjitur me muret e lojtarëve .

Kontakti arbitër-top – Një tjetër ndryshim i rëndësishëm prek arbitrat. Deri më tani “xhaketat e zeza” janë konsideruar të barazvlefshëm me shtyllat, pasi kur topi prek ata loja vazhdon rregullisht, por në të ardhmen do të jetë ndryshe. Nga sezoni i ardhshëm nëse topi ka kontakt me arbitrin, ai do t’i kthehet skuadrës që sapo e kishte në kontroll. Nëse topi përfundon gol pas kontaktit me arbitrin,  sipas rregullave të reja goli do të anulohet dhe topi do t’i jepet portierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Penalltitë– Penalltitë do të ndryshojnë gjithashtu, pasi portierëve s’do tu kërkohet t’i mbajnë më të dyja këmbët në linjën e bardhë, por të paktën vetëm një. Një tjetër ndryshim te penalltitë është fakti që tani e tutje çdo top i prekur me dorë do të jepet 11-metërsh, përjashtim bëjnë rastet e topave që kapin kontakt me dorën pas një kontakti me një pjesë tjetër të trupit ose topat që kontaktojnë me dorën e ngjitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?