ZYRTARE/ Galtier nuk është më trajner i PSG, pritet emërimi i Luis Enrique
Paris Saint-Germain ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin Christophe Galtier, i cili nuk do të jetë më trajner i kampionëve të Francës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi parisien përmes një postimi në faqen zyrtare ku thuhet për largimin e 56-vjeçarit.
“Në fund të sezonit 2022-2023, Paris Saint-Germain dhe Christophe Galtier kanë vendosur të ndërpresin kontratën e trajnerit”, shkruhet nga PSG.
Nën drejtimin e parisienëve, ish-tekniku i Lille arriti të shpallej kampion dhe të fitojë Superkupën e Francës. Vendin e tij në Paris pritet ta zërë fituesi i tripletës me Barcelonën, Luis Enrique.
KOHA JONË SONDAZH

