ZYRTARE/ Giuntoli është drejtori i ri i Juventusit, nga sot nis revolucioni
Juventusi tashmë ka një drejtor të ri sportiv të klubit. Cristiano Giuntoli ka marrë sot detyrën e tij të re tek “Zonja e Vjetër” pasi mbylli aventurën e tij me Napolin.
Lasjmin e ka bërë të ditur Juventusi përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit ku zyrtarizohet 51-vjeçari. Giuntoli ka firmosur një kontratë me bardhezinjtë që do ta mbajë në detyrë deri në vitin 2028.
Pas aventurës së tij si drejtor sportiv i Napolit për 8 vite, Giuntoli tashmë do të jetë pjesë e ekipit torinez.
KOHA JONË SONDAZH

