ZYRTARE/ Joao Felix prezantohet me një video spektakolare te Atletico
Atletico Madrid ka zyrtarizuar nënshkrimin me Joao Felix, i cili u ble për 127.2 milionë euro nga Benfica. 19-vjeçari është një nga talentet më të spikatur në Europë, teksa Los Colchoneros ka fituar garën me Manchester City-in.
Felix është transferimi i katërt më i shtrenjtë në historinë e futbollit pas Neymar, Kylian Mbappe dhe Philippe Coutinho. Sulmuesi anësor u prezantua me një video të bukur, që lidhet me klasin që ka në këmbë, të përshkruar si art më vete, me një mbishkrim të shkurtër: “Talent i pastër”.
#PureTalent pic.twitter.com/6oQX8dAUA6
— Atlético de Madrid (@atletienglish) 3 July 2019
KOHA JONË SONDAZH

