ZYRTARE/ Kampioni i Championsit firmos me skuadrën e Barcelonës
Barcelona ka përforcuar repartin e mesfushës duke bërë një goditje të madhe tek Manchester City. Ilkay Gundogan është larguar nga “qytetarët” dhe tashmë është lojtari më i ri i klubit katalanas.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Barcelona përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mesfushori 32-vjeçar. Pasi i përfundonte kontrata në fund të këtij sezoni, blaugranat e përfitojnë Gundogan me parametra 0.
Mesfushori gjerman ka firmosur një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025 dhe ka një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

