ZYRTARE/ Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Neymar humbet Kupën e Amerikës
Neymar nuk do të luajë dot në “Copa America”, pasi pësoi një dëmtim në miqësoren e mbrëmshme me Katarin. Sulmuesi do ta humbasë turneun e rëndësishëm, që do të zhvillohet në vendin e tij, për shkak të një këputjeje të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë.
Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) e konfirmoi lajmin, pasi Neymar e la miqësoren e së mërkurës në lot, ku Brazili fitoi 2-0 ndaj Katarit.
Neymar u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 21 minutash lojë, si rezultat i dëmtimit të kyçit të këmbës së djathtë, pas përplasjes me kundërshtarin. Brazili mposhti pa probleme Katarin modest, me Richarlison që shënoi në minutën e 16-të dhe Gabriel Jesus që dyfishoi 8 minuta më vonë.
KOHA JONË SONDAZH

