ZYRTARE/ Kukësi njofton largimin e golashënuesit më të mirë të Superiores
Reginaldo nga sot nuk është më një futbollistë i skuadrës së Kukësit. Klubi verilindor ka publikuar një deklaratë për mediat ku njofton mbylljen e bashkëpunimit mes tyre, pa dhënë shumë detaje.
“F.K. Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Reginaldo Artur Faite.
Sulmuesi, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së verës, arriti të shënonte 20 gola në 43 ndeshje, nga të cilat 13 gola në Kategorinë Superiore, 5 gola në Kupën e Shqipërisë si dhe dy gola në Turin e parë të Uefa Champions League.
Mozambikasi me skuadrën tonë arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë si dhe “Këpucën e artë’ me 13 golat e tij në Superligë.
Klubi falendëron Reginaldo Artur Fait për kuntributin e dhënë në skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!”, shkruan Kukësi.
KOHA JONË SONDAZH

