ZYRTARE/ Kukësi zbulon trajnerin e ri, prezantohet nesër

Enkelied Dobi është trajneri i ri i Kukësit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi verilindor, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

47-vjeçari i lindur në Durrës ka provuar të drejtojë më parë skuadra si Gornik Polkwice dhe Widze Lodz. Dobi do pasojë Skënder Gegën, me këtë të fundit që dha dorëheqjen dje nga pankina.

Kukësi do tentojë që menjëherë të bëjë kthesën në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi

Swiss Digital Mobile Reklama

FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajner i skuadrës sonë!

Tekniku 47 vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës dhe ditën e nesërme do të prezantohet para mediave e më pas do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në kompleksin “Football Republic”.

Dobi vjen te ekipi ynë pas një eksperience në Poloni, aty ku ka drejtuar skuadrat e Gornik Polkowice dhe Widzew Lodz.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Dobi dhe suksese në drejtimin e ekipit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?