ZYRTARE/ Leao zgjat “martesën” me Milanin deri në vitin 2028

Pas një pritje të gjatë më në fund Rafael Leao ka hedhur të “zezën mbi të bardhë”, duke zgjatur kontratën me skuadrën e Milanit. Leao firmosi sot një rinovim kontrate deri në vitin 2028 dhe me një pagë prej rreth 5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Në marrëveshjen e re të portugezit gjithashtu do të përfshihet edhe një klauzolë prej rreth 175 milionë eurosh.

“Jam shumë i lumtur, ishte diçka që doja ta bëja dhe tani është bërë. Shpresojmë të arrijmë gjëra të mëdha së bashku në të ardhmen. Negociatat? Ne gjetëm një marrëveshje dhe jam shumë i lumtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mbyllim këtë sezon me ndeshjen kudnër Veronës dhe më pas të përgatitemi për sezonin e ardhshëm dhe të fitojmë trofe. Të ndryshoj numrin e fanellë? Të shohim, por numri 17-të është special për mua”, është shprehur Leao.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?