FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare/ Low zbulon tre futbollistët që nuk do të grumbullojë më

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low dhe Oliver Bierhoff ishin sot të pranishëm në qendrën stërvitore të Bayernit në Munich për të takuar nga afër Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Mats Hummels. Asnjë prej tre futbollistëve nuk e ka pritur mirë këtë lajm pasi si Muller që është 29-vjeç ashtu dhe Boateng e Hummels që janë nga 30-vjeç e konsiderojnë veten ende të rinj për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues.

“2019-ta është viti që sinjalizon një fillim të ri për kombëtaren e Gjermanisë. Duam të vazhdojmë me planin e ndryshimeve që vazhduam gjatë fundit të vitit të kaluar. Boateng, Hummels dhe Muller nuk do të jenë më në skuadër. Erdha sot në Mynih për t’ia komunikuar atyre personalisht këtë gjë.

Ata mbeten lojtarë klasi, të cilët janë liderë te klubet e tyre. Janë futbollistë të mëdhenj, që kanë luajtur për një kohë të gjatë për kombëtaren gjermane. Kanë kaluar shumë vite më ne. I falënderoj për vitet e paharrueshme që kaluam së bashku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është koha që të vëmë bazat për të ardhmen. Duam t’i japim skuadrës një fytyrë të re. Jam i bindur se ky është vendimi i duhur. Po jap një sinjal të qartë për rinovimin e skuadrës. Lojtarët e rinj do të kenë hapësira që të përmirësohen. Ata duhet të marrin përsipër përgjegjësitë që të jep fanella e kombëtares”, deklaroi Low.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?