ZYRTARE/ Mason Mount prezantohet te United, Chelsea arkëton 75 milionë euro
Manchester United bën një tjetër goditje të madhe në merkato. Lojtari i Chelsea, Mason Mount është blerja më e re e “Djajve të Kuq” në këtë merkato vere.
Transferimin e mesfushorit anglez e ka bërë të ditur vetë Manchester United përmes një video ku Mount vesh fanellën e kuqe.
Kontrata që ka firmosur anglezi me “Djajtë e Kuq” do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2028.
Nga ky transferim i bujshëm, në arkat e Chelsea do të shkojnë rreth 75 milionë euro përfshirë dhe bonuset.

KOHA JONË SONDAZH

