ZYRTARE/ Mazrekaj largohet nga Laçi: Mirënjohës ndaj presidentit dhe Duros

Mentor Mazrekaj mbyll përvojën me Laçin në Kategorinë Superiore. Futbollisti 34-vjeçar largohet pas tri sezonesh me skuadrën kurbinase, periudhë gjatë së cilës ka shënuar 12 gola në Superiore.

Postimi i Mazrekajt:

“Ju njoftoj nëpërmjet këtij postimi se që nga sot nuk jam më pjesë e Laçit. Falënderime të veçanta për presidentin Pashk Laska dhe Prof. Shpëtim Duron që mundësuan rikthimin tim në futbollin aktiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qenë 3 vite të mrekullueshme me rezultate historike si në kampionatin shqiptar ashtu edhe në arenën ndërkombëtare me kalimin e shumë tureve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falënderime për të gjithë tifozët që na përkrahën pavarësisht rezultateve. Me shume respekt, Mentor Mazrekaj.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?