ZYRTARE/ Mbrojtësi Sllovak largohet nga skuadra e Partizanit
Partizani po punon në merkato jo vetëm në hyrje, por dhe në dalje, teksa i radhës është sllovaku Jozef Menich. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ku tregon se palët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Jozef Menich. Mbrojtësi Sllovak dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
Faleminderit Jozef Menich për kontributin e dhënë në sezonin 2022-2023 me fanelën e kuqe dhe shumë suksese në karrierën sportive”, shkruhej në postimin e publikuar nga Partizani.
KOHA JONË SONDAZH

