ZYRTARE/ Migjen Basha firmos për Melbourne Victory në Australi
Migjen Basha është futbollisti më i ri i skuadrës së e Melbourne Victory. Mesfushori 32-vjeçar njoftoi pak ditë më parë tërheqjen edhe nga Kombëtarja Shqiptare, pas 33 ndeshjesh me fanellën kuqezi, ndërsa shkak duket se ka qenë pikërisht plani për t’u larguar në kontinentin e largët.
Migjen Basha bëhet shqiptari i dytë që vesh fanellën e Melbourne Victory, pasi më herët për këtë skuadër ka luajtur edhe sulmuesi Besart Berisha, që ka veshur si fanellën e Shqipërisë, ashtu edhe atë të Kosovës.
Migjen Basha e nisi karrierën te skuadra zvicerane e Laussane, ndërsa më pas u transferua në Itali ku ndër të tjera veshi edhe fanellat e Torinos, Frosinones, Atalantës e Barit.
KOHA JONË SONDAZH

