ZYRTARE/ Migjen Basha tërhiqet nga kombëtaja: Më shumë kohë për familjen!
Mesfushori i Kombëtares Shqiptar, Migjen Basha ka njoftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë.
“Më shumë kohë për familjen dhe më shumë hapësira për të rinjtë”, përmend Basha si arsyet kryesore që e shtynë t’i japë lamtumirën Kombëtares kuqezi në moshën thuajse 33-vjeçare, ndërsa mesfushori nuk harron të falënderojë shokët e skuadrës, stafin teknik dhe FSHF-në, për mundësinë që i kanë dhënë.
Mesfushori me origjinë nga Suhareka i është bashkuar Kombëtares Shqiptare në vitin 2013 dhe debutoi më 22 mars në transfertën ndaj Norvegjisë, të cilën kuqezinjtë e fituan 0-1 me golin e Hamdi Salihit.
Basha numëron 29 paraqitje me kuqezinjë dhe ka arritur të gjejë 3 herë golin.Aktualisht mesfushori është pjesë e grekëve të Arisit të Selanikut, me të cilët ka kontratë deri në verën e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

