ZYRTARE/ Murat Yakin merr drejtimin e Kombëtares së Zvicrës
Murat Yakin është pasuesi i Vladimir Petkovic në krye të kombëtares së Zvicrës. Federata Zvicerane e Futbollit ka dalë me njoftim duke konfirmuar emërimin e strategut.
Yakin e ka nisur karrierën si trajner te Concordia Basel si asisent, për të bërë më pas të njëjtën detyrë te Grasshoppers. Ai ka drejtuar më pas edhe ekipin e dytë të klubit nga Zyrihu, sikurse edhe të parën para 4 vitesh.
46-vjeçari, ka qenë pjesë e rëndësishme e Zvicrës si futbollist, duke luajtur 44 ndeshje. Për të mbetur te karrierë si trajner, në Zvicër ka drejtuar edhe Thun, Luzern, Basel, Sion dhe Schaffhausen së fundmi.
https://twitter.com/i/status/1424643045182656518
KOHA JONË SONDAZH

