ZYRTARE/ Një grek merr drejtimin e Luftëtarit

Pas largimit edhe të Klodian Duros që u rikthye në postin e drejtorit teknik, bluzinjtë kanë gjetur edhe strategun e ri, i cili vjen nga shteti helen. Ai është 46 vjeçari Jorgos Marantas i cili ka marrë përsipër misionin e vështirë për të shpëtuar Luftëtarin nga rënia në kategorinë e Parë.

 

Siç njofton edhe vetë klubi bluzi në faqen zyrtare, Jorgos Marantas gjatë gjithë karrierës së tij ka drejtuar klube të ligave të ulta në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Luftëtarit:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Trajneri i ri është Jorgos Marantas. 46-vjeçari grek, drejton që nga viti 2008, dhe të gjithë karrierën e tij ka qenë në krye të ekipeve inferiore greke.Disa prej skuadrave që ka drejtuar Marantas janë PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trikala apo Panelefsiniakos. Ekipi i fundit i tij ka qenë Aris Avatou, në krye të cilit ka qenë nga korriku i 2018-ës, deri në shkurt të 2019-ës”.

Image result for μαραντασ γιωργοσ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?