FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Orges Shehi largohet nga drejtimi i Skënderbeut

Orges Shehi nuk është më trajner i Skënderbeut dhe vendimin e ka komunikuar sot, në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport.

Durrsaku është bërë pjesë e korçarëve 9 vite më parë, ku për 8 sezone ruajti kuadratin e portës, ndërsa për shumë kohë mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Shehi është një nga emrat e periudhës së lavdishme të korçarëve, që gjatë viteve të fundit fituan 7 tituj kampionë dhe morën pjesë dy herë në grupet e Europa Leagues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Verën e kaluar Shehi vendosi tërheqjen, ndërsa klubi i propozoi detyrën e trajnerit, një eksperiencë e re për ish portierin, të cilën e kreu me sukses, duke renditur korçarët në vendin e katërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?