ZYRTARE/ Pochettino rikthehet në Premier League, merr drejtimin e Chelsea-t

Pas vetëm një ditë prej përfundimit të këtij sezoni në Premier League, Chelsea ka ndryshuar trajnerin Mauricio Pochettino, i cili do të marrë drejtimin e Bluve të Londrës për sezonin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Chelsea përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit ku zyrtarizohet tekniku argjentinas. Pochettino ka firmosur një kontratë me klubin londinez që do ta mbajë të lidhur deri në qershor të vitit 2026.

Frank Lampard është shkarkuar nga detyra si tekniku i ish-klubit të tij, pasi Chelsea u rendit këtë sezon në vendin e 12-të të Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?