ZYRTARE/ PSG transferon për 60 milionë euro lojtarin e Sportingut

Paris Saint-Germain nuk di të ndalet në merkato duke bërë goditjen e radhës. Bëhet fjalë për Manuel Ugarte, i cili është lojtari më i ri i kampionëve të Francës.

Lajmi është publikuar nga klubi parisien përmes një postimi në rrjetet sociale. Nga ky transferim, në arkat e klubit të Sportingut të Lisbonës do të shkojnë plot 60 milionë euro.

Kontrata që ka firmosur Ugarte me parisienët, do ta mbajë të lidhur me klubin të paktën deri në vitin 2028.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?