FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Rafael Leao është lojtari më i ri i Milanit

Mungonte vetëm zyrtarizimi, por edhe ai ka ardhur. Rafael Leao është futbollisti më i ri i skuadrës së Milanit. Ish-sulmuesi portugez i Sportingut të Lisbonës vjen nga skuadra e Lillë dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

 

Rafael Leao është rritur si futbollist te Sporting Lisbone, skuadër me të cilën ka debutuar në 2017-ën, duke fituar Kupën e Portugalisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në verën e 2018-ës është transferuar te Lille, ku ka realizuar 8 gola në 26 ndeshje. Ka veshur fanellat e të gjithë ekipeve të moshave të Portugalisë, duke filluar nga Under 16 deri te Under 21, dhe ka fituar Europianin në 2016-ën me përfaqësuesen Under 17.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?