ZYRTARE/ Reali bën largimin e tretë brenda ditës, ikën dhe Hazard
Eden Hazard nuk do të jetë më një lojtar i Real Madrid duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi madrilen përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.
Në korrik, sulmuesi belg do të jetë një lojtar i lirë, ende nuk është e ditur skuadra ku ai do të bëjë pjesë vitin e ardhshëm.
Hazard u ble nga Real Madrid në vitin 2019 për shifrën e 115 milionë euro, por kurrë nuk arriti të japë shkëlqimin e duhur. Ky është largimi i tretë për sot në mënyrë zyrtare pas Asensio dhe Mariano Diaz.
KOHA JONË SONDAZH

