ZYRTARE/ Roma shkarkon Di Francescon, emëron strategun e ri

Eusebio Di Francesco nuk është më trajner i skuadrës së Romës. Klubiu i kuq ka zyrtarizuar largimin e ish-trajnerit të Sassuolos pas eliminimit nga Porto në Champions League, teksa vendin e tij do ta zërë Claudio Ranieri.

“Në emër të gjithë pjesëtarëve të klubit AS Roma, falënderoj Eusebio-n për punën e bërë me ne. Që kur u rikthye në klub, Eusebio është sjellë gjithmonë si një profesionist duke vendosur nevojat e klubit përpara të tijave. I urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, u shpreh presidenti Jim Pallota në faqen zyrtare të klubit.

Mbrëmjen e së mërkurës, tekniku refuzoi të fliste me mediet, duke marrë një gjobë nga UEFA, pas eliminimit nga Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma, Di Francesco esonerato. Ora è ufficiale. In arrivo il Ranieri-bis otto anni dopo

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?