ZYRTARE/ Super talenti shqiptar që luan në Sllovaki merr ftesë nga Panucci
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci do të ketë risi në listën për dy ndeshjet e para të eliminatoreve të “Euro 2020”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i mesfushori shqiptar, Ruzomberok.
Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të klubit sllovak, shkruhet se Kristi Qose ka marrë ftesë. 23-vjeçari po luan sezonin e dytë në Sllovaki, duke bërë paraqitje fantastike. Në 18 ndeshje, ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës.
“Paraqitjet e bëra me fanellën portokallin, kanë bërë që ai të fitojë një ftesë për ndeshjen e 22 marsit ndaj Turqisë dhe ndaj Andorrës tre ditë më vonë”, shkruhet në njoftimin e Ruzomberok. Në këtë mënyrë Qose do të ketë mundësinë për të treguar vlerat e tij me fanellën kuqezi. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

