ZYRTARE/ Visar Bekaj transferohet në Turqi te Hatayspor

Placeholder Image

Portieri Visar Bekaj është transferuar drejt kampionatit turk, te skuadra e Hatayspor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në të është publikuar një foto e Visar Bekajt, ku thuhet se portieri ka kaluar me sukses vizitat mjekësore.

Bekaj ishte pjesë e Tiranës në dy sezonet e fundit. Duke fituar titullin dhe Superkupën e Shqipërisë me bardheblutë. Ai do të vihet nën urdhrat e Volkan Demirel, portierit legjendar në Turqi, i cili është trajneri i Hataysporit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?