ZYRTARE/ Vllaznia mendon për të ardhmen, afron dy talente nga akademia

Vllaznia mendon edhe për të ardhmen, teksa së fundmi ka zyrtarizuar afrimin e dy talenteve të akademisë që i janë bashkuar ekipit të parë shkodran.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Gledjan Pusi dhe mesfushorin Elidon Dulaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Vllaznisë me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Pusi dhe Dulaj kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare.

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë e ditur se ka firmosur kontrata me dy prej futbollistëve më të spikatur të ekipit U21, kampion i vendit, pikërisht mbrojtësin Gledjan Pusi dhe mesfushorin Elidon Dulaj. Të dy ata do të jenë me ne për tre sezonet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suksese me fanellën kuqeblu Pusi e Dulaj”, shkruhej në njoftimin e publikuar nga Vllaznia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?