ZYRTARE/ Vllaznia njofton transferimin e sulmuesit Ildi Gruda

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e parë gjatë merkatos verore. Klubi shkodran ka prezantuar Ildi Grudën, i cili pak ditë më parë e mbylli me Teutën.

Sulmuesi ishte pjesë e bregdetarëve prej janarit të vitit 2020. 23-vjeçari fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë në Durrës.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ildi Gruda. Sulmuesi shkodran ka firmosur tashmë kontratën dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për tre vitet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai rikthehet në shtëpinë e tij dhe ne padyshim që i urojmë sa më shumë suksese me fanellën kuq e blu!”, lexohet në komunikatën e kuqebluve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruda, i cili ka dalë nga moshat e Vllaznisë, përveç Teutës ka luajtur edhe me Shënkollin. Ndërkohë që provoi edhe një aventurë në Maltë me Vallettan.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?