ZYRTARE/ Ylli Shameti largohet pas 6 vitesh nga Kukësi
Ylli Shameti pas 6 vitesh ka vendosur që të mbyllë aventurën te skuadra e Kukësit. Mbrojtësi i njohur ka mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit te skuadra verilindore me një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin e tij nga Kukësi.
35-vjeçari nuk i bën të ditura arsyet e lamtumirës duke nënvizuar se gjithçka do ta tregojë koha, por gjithçka kishte të bënte me faktin se lojtari dhe drejtuesit e klubit nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Shameti është në kërkim të një skuadre të re për të vijuar karrierën , pasi më parë ka refuzuar shumë oferta të ndryshme nga ekipe të Kategorisë Superiroe.
Postimi i plotë i Ylli Shametit
“Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti që të ndahem nga FK.KUKESI! Dëshira ishte qe ta mbyllja karrierën këtu por?? Arsyet???
Koha i tregon te gjitha!
Shameti ka akoma për të dhënë në futbollin e luajtur!
Sot ka falënderime për të gjithë duke filluar nga presidenti, të gjithë drejtorët teknik, shefi i klubit, stafi mjekësor dhe të gjithë trajnerët nga i pari Armando Cungu që e kam gjetur tek ekipi e deri tek Ernest Gjoka!
Padiskutim falënderoj te gjithë futbollistet që kemi punuar bashke sidomos Kapitenin legjendar Rrahman Hallacin si dhe Kapitenin në detyrë, Besar Musolli me të cilët kemi kaluar shumë momente të vështira për ta bërë ekipin tashmë një nga ekipet më të forta në Shqipëri! Uroj që këtë ta bëjnë edhe të tjerët në vazhdim që e kanë marrë përsipër!
Dhe si përfundim një falënderim për ata që unë i kam quajtur oksigjeni i ekipit TIFOZAT KUKSIANË për të cilët ishte kënaqësi që u kam dhënë momente të gëzueshme me golat dhe performaceën time!
Faleminderit familja FK.KUKESI!
I Juaji Y.SH 4!(Ing)”.
KOHA JONË SONDAZH

