ZYRTARE/ Ylli Shameti transferohet te Gjilani në Kosovë

Ylli Shameti ka zgjedhur për të vijuar karrierën në Kosovë. Në orët e fundit të merkatos në Kosovë, qendërmbrojtësi gjirokastrit ka firmosur një kontratë një vjeçare me skuadrën e Gjilanit dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit vlonjat Gentian Mezani, i cili drejton këtë ekip që prej fillimit të vitit.

 

Ylli Shameti shkon në Gjilan pas një karriere mjaft të pasur në Superligën shqiptare, ku ka veshur fanellën e Luftëtarit, Besës ], ndërsa 6 sezonet e fundit ka qenë pjesë e Kukësit, me të cilin ka fituar edhe një titull kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezonin që lamë pas, Shameti dhe Cuculi formonin dyshen e qendrës së mbrojtjes së skuadrës verilindore, ndërsa këtë sezon në IPKO Superliga do të jenë rivalë jo vetëm në kampionat, por edhe në qytet, pasi do të luajnë të dy në Gjilan, por me skuadra të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e SC Gjilani

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?